Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka treguar se lista e kësaj partie ka pësuar ndryshime.
Lama ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përfaqësim të drejtë të kuotës gjinore në listat e partive.
Si rrjedhojë, renditja e saj në listë, nga numri 90 sa ishte, ka kaluar në 87, shkruan Arbresh.info.
“Për shkak të përfaqësimit të drejtë të kuotës gjinore, siç ka kërkuar KQZ-ja, lista e LDK-së ka pësuar disa ndryshime. Në listën e KQZ-së, tani unë do të bart ne këtë numër: #87”, ka shkruar Lama.
Nuk dihet ende se si kanë ndryshuar numrat e kandidatëve tjerë në listën e LDK-së.
Ndryshe, ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama i është rikthyer politikës duke kandiduar për deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK’së.
Ish-deputetja e VV-së dhe LDK-së ishte emëruar ambasadore e Kosovës në Itali më 2016./Arbresh.info/
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...