Prej se bota po përballet me virusin korona në fshatin Bozovcë të Malësisë së Tetovës banorët ende nuk e dinë se çfarë është kjo sëmundje, ata thonë se vetëm kanë dëgjuar për pandeminë, por deri më tani asnjë qytetarë i këtij vendbanimi nuk është infektuar.
Gati një vjet prej se ka filluar përhapja e pandemisë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në fshatin Bozovcë të malësisë së Tetovës ende nuk është infektuar asnjë banorë me virusin corona. Qytetarët e anketuar nga Tv Klan thonë se të gjithë janë shëndosh e mirë dhe deri më tani nuk kanë dëgjuar se dikush në fshat vuan nga ky virus, arsyeja pse në këtë fshat nuk ka as një të infektuar, sipas banorëve është natyra dhe ajrit të pastër.
Nuk ka asnjë banorë të infektuar prej se një vjet që përballet bota me pandeminë. Këtu është ajri i pastër natyra dhe nuk ka asgjë.
Ndryshe, siç thonë banorët, në Bozovcë, nga 160 shtëpi kanë mbetur vetëm 30, krejt kjo për shkak të kushteve të vështira.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...