Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditë së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.
“Vetëm në Shkup janë shqiptuar gjithsej 213 masa, prej të cilëve 23 janë për vozitja pa leje, 14 për mosregjistrim të automjeteve, 25 për përdorimit të telefonit celularë. Janë shqiptuar 8 gjoba për kalim në të kuqe, 5 për tejkalim të shpejtësisë, 45 për parkim jo të rregullt dhe 7 për mosmbajtje të maskës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga policia theksojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe për periudhën e ardhshme.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në fund të njoftimit të policisë.
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...