Danimarka ka regjistruar 256 raste të infektimit me B117, lloji i ri më ngjitës i koronavirusit, i cili për herë të parë u shfaq në Britani të Madhe.
Mes mesit të nëntorit dhe 10 janarit, 256 danezë u infektuan me një mutacion të ri të Covid-19 sipas Institutit Shtetëror të Serumit (SSI) në një raport të lëshuar sot, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Të dhënat paraprake tregojnë se 11 të infektuar me llojin e ri udhëtuan para infektimit, pesë prej tyre në Britani, por ende mbetet e paqartë nëse ata janë infektuar jashtë vendit.
56 raste përbënin 1.3 përqind të të gjitha testeve pozitive që u analizuan gjenetikisht gjatë asaj periudhe, dhe në javën e parë të janarit përqindja e testeve pozitive me mutacione ishte 3.6 përqind, një normë në rritje që shqetësoi autoritetet daneze dhe inkurajoi zgjatjen e masave të rrepta./arbresh.info/
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...