Një ndër të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca në mbrëmjen e sotme në ”Shiko Kush LUAN”, ishte gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga.
Në sfidën përballë Anita Haradinajt, Xhungës iu drejtua edhe një pyetje lidhur me faktin se në çdo televizion që është ajo, shkon dhe e “zëvendëson” Sokol Balla. Kështu që gazetarja na tregoi si qëndron e vërteta e kësaj “përndjekjeje”.
“Rudina, si është e mundur që në çdo televizion ku ti ke punuar më parë ka ardhur më pas Sokol Balla dhe ty të është dashur të largohesh. Sot në “Shiko Kush Luan” duam të dimë nëse ka qenë kjo zgjedhje e juaja apo ka patur arsye të tjera?! Ndaje me ne ose digju…” ishte kjo pyetja që i drejtoi Anita.
”Nuk digjem unë për Kol Ballën. Nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk ikën njeri nga qejfi, por herën e fundit e kam pyetur burrin: Në “Dritare”, po erdhi Koli, çfarë bën ti? Kështu që unë nuk i ndahem “Dritares”, im shoq tha: Me ty përjetë, me Kolin jo, unë nuk ndahe. Kështu që unë deri në fund me Dritaren. Se me frikë është kjo punë”,-tha Xhunga.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X