Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejt: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1 079 kandidatë./arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje