Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar rregullat e udhëtimit në kuadër të masave kundër pandemisë Covid-19.
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 26 Janar, për të udhëtuar drejt SHBA-së pasagjerët duhet të kenë test negativ të Covid-19 ose dokument që konfirmon se e kanë kaluar këtë sëmundje.
“Duke filluar nga 26 Janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”.
Autoritetet amerikane kanë vendosur që të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në SHBA duhet të kenë test negativ të Covid-19 për 72 orë ose duhet të kenë të konfirmuar që e kanë kaluar koronavirusin. Dokumentin duhet ta paraqesin përpara nisjes së fluturimit. /tvklan
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...