Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini beson se përballja e fundjavës në Derby d’Italia në mes të Interit dhe Juventusit është ‘pothuajse vendimtare’ për ekipin e Andrea Pirlos.
Interi dhe Juventusi takohen të dielën në Giuseppe Meazza dhe tashmë të gjitha mediat italiane po merren me këtë.
Rreth kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri i Italisë, Mancini, i cili ka ndarë mendimet e tij për ndeshjen në një intervistë me La Gazzetta dello Sport.
“Interi është përmirësuar gjatë viteve dhe ata janë të gatshëm të fitojnë, por Juventusi ka ekipin më konkurrues dhe përvojën që vjen nga nëntë tituj radhazi të Serie A”, ka thënë fillimisht Mancini.
“Do të jetë pothuajse vendimtare për Juven. Ata nuk mund të humbin më shumë terren pasi janë tre skuadra para tyre në tabelë, edhe pse kanë një lojë më pak”.
“Me të vërtetë më pëlqejnë idetë e Pirlos. Atij i pëlqen futbolli sulmues, Juventusi nuk ka ndryshuar shumë dhe është normale të mos ketë vazhdimësi. Ata kanë nevojë për kohë”.
“Inter dhe Juve mbeten favoritët, por Milani mund të rivalizojë deri në fund. Nuk e prisja që të bënin aq mirë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...