Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Më këtë rast Avdullah Hoti, tha se fillimi i vitit gjithmonë është i dhimbshëm, por ngjarja që ka ndodhur këtu ka sensibilizuar botën
“Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa derisa ata që i kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon por jam i bindur se do të vendoset”, është shprehur Hoti pas homazheve, raporton arbresh.info.
Sot, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak ku vranë e u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur./arbresh.info/

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...