Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” shkroi se automjetet me tabela të huaja do të mund të regjistrohen me 50 për qind më pak tatim nga vlera e vërtetuar.
Zaev sqaron se ata që kanë çuar kërkesë për regjistrim duhet t’i përmbushin këto kushte: të kenë rregulluar obligimet doganore dhe tatimore për automjetin në afat prej gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të kenë leje vozitje, sigurim dhe karton të gjelbër dhe të kenë hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 1 tetori 2020.
“Me këtë, ligjërisht krijojmë mundësi për regjistrim të automjeteve të huaja, me qëllim që regjistrimi të bëhet këtu, ndërsa mjetet të shkojnë në rrugë, komuna si dhe fonde të rëndësishme për shtetin”, shkroi Zaev./telegrafi
Возилата со странски регистарски таблички ќе може да се регистрираат со 50% намалени давачки, од утврдената вредност на…
Posted by Zoran Zaev on Thursday, January 14, 2021
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën