Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19) duhet të arrijnë në Afrikë në muajin mars.
Drejtoresha e OBSH-së për Afrikën, Dr. Matshidiso Moeti, tha për përfaqësuesit e mediave se pandemia COVID-19 po rritet me shpejtësi në gjithë kontinentin.
“Vaksinat kundër COVID-19 duhet të arrijnë në kontinentin afrikan në mars”, tha Moeti.
Duke nënvizuar se po përpiqen të ndihmojnë vendet afrikane me të ardhura të ulëta dhe vështirësi ekonomike, Moeti vuri në dukje se synojnë të kryejnë vaksinimin në masë të konsiderueshme në gjithë Afrikën deri në qershor.
Ndryshe, Bashkimi Afrikan (AU) ka blerë 270 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga kompani të ndryshme për t’u shpërndarë në vendet e kontinentit. Siç u raportua, 50 milionë doza të vaksinës do të mbërrijnë midis prillit dhe qershorit.
Në kontinent, ku janë regjistruar 3,1 milionë raste deri më tani, synohet të vaksinohen 60 për qind e 1,3 miliardë njerëzve në mënyrë që të arrihet imuniteti i masës./AA/
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë