Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas reshjeve të borës niveli i ujit në dy liqenet Batllavë dhe Badovc është rritur mbi 3 metra.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare, përcjellë arbresh.info
“Niveli i ujit në të dy liqenet, pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë janë rritur mbi 3 metra.
Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në Liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Pse Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimi...
“Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tr...
Shpërthim i fuqishëm në Diell
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmund...