Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan do të vaksinohet kundër koronavirusit drejtpërdrejt në televizion të enjten vonë, tha një zëdhënës i partisë së tij në pushtet AK, me shpresën se do të luftojë dyshimet publike mbi efektivitetin e vaksinës.
Turqia filloi përdorimin e vaksinës të zhvilluar nga kompania Sinovac, kompani kjo e Kinës, për punonjësit shëndetësor, si nisje e planit për vaksinimin ndërkombëtar kundër koronavirusit, sëmundje kjo që ka marrë jetët e më shumë se 23 mijë njerëzve në vend.
Deri më tani janë vaksinuar rreth 200 mijë punonjës shëndetësor, transmeton arbresh.info
“Presidenti Erdogan do të vaksinohet drejtpërdrejt nga TV, pas takimeve që do t’i zhvilloj me zyrtarët e tjerë të partisë AK”, tha zëdhënësi Omer Çelik në një konferencë për media në Ankara, shkruan Reuters./arbresh.info/
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...