Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ishte i zhgënjyer pas eliminimit në xhiron e dytë të Kupës së Gjermanisë nga skuadra e ligës së dytë, Holstein Kiel.
55- vjeçari tha për “ARD” se skuadra e tij bëri shumë pak për ta merituar kualifikimin. “Është një rezultat shokues. Edhe pse dominuam ndeshjen, nuk arritëm ta mbyllnim atë dhe më pas pësojmë golin e barazimit në sekondat e fundit. E pabesueshme”, deklaroi Flick i cili shtoi, përcjell Korneri.net
Por, më duhet të uroj Kiel që luftoi deri në fund dhe besoi te kualifikimi. Ata na dhanë një mësim të mirë se si duhet luftuar një fushën e lojës. Na duhet të punojmë shumë në aspektin defanziv pasi po pranojmë shumë gola.
Ne nuk po dalim në lojën tonë dhe për këtë duhet të punojmë në të ardhmen”, tha i zhgënjyeri Flick./Arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...