Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka zbuluar se bisedimet mes tij dhe klubit për vazhdimin e kontratës po shkojnë në drejtimin e duhur, duke konfirmuar se do të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe pas këtij sezoni.
Marrëveshja e tanishme e mesfushorit kroat me Real Madridin mbaron në fund të këtij sezoni, pra në qershor.
Modric po kalon nëpër formë të mirë, pasi e pati paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit.“Jam në bisedime (me klubin) dhe vazhdimi i (kontratës) është në rrugën e duhur”, tha Modric në një konferencë për media para ndeshjes së Madridit kundër Athletic Club në Superkupën e Spanjës të enjten.
“Jam i lumtur sesi po shkojnë gjerat, kaq mund të them”, shtoi ai./Arbresh.info/
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...