Të dënuarit në procedurën e shkallës së parë për mashtrim zgjedhor, Ejup Halimi dhe Ismet Guri nga BDI, nuk arritën të marrin pasaportat nga Gjykata Penale, megjithëse kishte një kërkesë të tillë nga prokurori, mësoi SDK.
Përkundër faktit se prokurori, Dilaver Bekteshi, propozoi që pasaportat e tyre të ktheheshin, gjykatësit e apelit nuk iu bindën atij dhe votuan kundër.
“Është e vërtetë që dy muaj më parë Këshilli vendosi të marrë pasaportat e të akuzuarve Guri dhe Alimi. Prokurori i lartë publik lejoi që ata të ktheheshin, por gjykata vendosi ndryshe. Sidoqoftë, gjykata ka fjalën e fundit” thuhet në deklaratën e gjykatës.
Prokurorët janë zakonisht ata që nuk lejojnë përmbysjen ose zbutjen e masave paraprake dhe gjykata mund të vendosë ndryshe. Këtë herë ndodhi e kundërta, shkruan “SDK”.
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet