YouTube ka pezulluar kanalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, për të paktën shtatë ditë për shkak të shqetësimeve në lidhje me “potencialin e vazhdueshëm për dhunë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky është kufizimi i fundit në aktivitetet e presidentit amerikan në rrjetet sociale.
YouTube ka konfirmuar pezullimin e kanalit të Trumpit, pasi postoi përmbajtje të re që shkel politikat e saj. Nuk specifikohet se për cilat video bëhet fjalë ose si u bë shkelja.
Masa për bllokimin e veprimtarive të Trumpit në mediat sociale vjen pasi mbështetësit e tij, të nxitur nga retorika e tij, sulmuan Capitol Hill javën e kaluar duke u përpjekur të parandalonin Kongresin të konfirmonte fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
“Pas shqyrtimit dhe në vazhdën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e qëndrueshëm të dhunës, ne kemi hequr përmbajtjen e re në kanalin e Donald J. Trump për shkeljen e rregullave tona”, u shpreh YouTube në Twitter.
Siç theksohet, komentet e kanalit do të çaktivizohen për një kohë të pacaktuar.
Kompanitë teknike kanë filluar një pezullim të postimeve në internet të Trumpit, me Facebook dhe Instagram të cilat pezulluan llogaritë e Trumpit të paktën deri në fund të mandatit të tij dhe Twitter që mbylli përgjithmonë llogarinë e tij. Uebfaqe të tjera, përfshirë Reddit dhe Snapchat, gjithashtu kanë ndaluar Trump.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...