Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek ka thënë se është keqinterpretuar kur ajo ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ‘ajo çfarë kam thënë është që BE duhet të kërkoj më shumë zbatimin e marrëveshjes nga dy palët’.
“Sa i përket këtij dialogu më kanë treguar se kam qenë e keqinterpretuar pas asaj që kam thënë për UNESCO se kinse Kosova duhet të stopoj dialogun. Jo ajo që kam thënë është që BE duhet të kërkoj më shumë zbatimin e asaj që e ka caktuar”
Ndërsa ajo ka thënë së për këtë dialog do të ishte mirë që Qeveria e Kosovës të diskutoj këtë në Parlamentin e Kosovës para se të vazhdoj dialogu.
“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ky dialog mendoj se do të ishte ide e mirë që qeveria para se të hyjë në dialog të informon se çfarë dëshirojnë të thonë aty”, tha Lunaçek./arbresh.info
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...