Në një intervistë me GQ, Zendaya ka folur rreth faktit që njerëzit e perceptonin si të ftohtë dhe serioze në industri, sepse ajo kishte problem të fillonte një bisedë.
Ajo tha se ka qenë një fëmijë i rezervuar dhe tregoi se si kjo ka ndryshuar dhe ka ndikuar te ajo me kalimin e viteve. Fituesja e çmimit Emmy, tregon se iu desh të mësonte si të bënte biseda të përditshme, sepse pa folur, do dukej si një njeri i ftohtë.
24-vjeçarja më pas kujtoi një rast ku stilistja i tha asaj se aktorja ?dukej shumë e ftohtë? dhe se ?njerëzit mendojnë se je e egër, kur nuk flet?, së cilës Zendaya iu përgjigj se ishte thjesht nervoze dhe e ndrojtur. Me miqtë dhe familjen, mund të flas për çdo gjë me orë të tëra, por kur bëhet fjalë për t?i folur të huajve, më duket sikur ngec.
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...