Sebastian Vettel, katër herë kampion bote në Formula 1, shpreson që pas largimit nga Ferrari karriera e tij të ketë një hov tjetër. Piloti gjerman do të garojë me makinën Aston Martin këtë sezon.
“Në fakt, nuk kam asnjë garanci për suksesin tim me këtë skuadër në të ardhmen, por pres të punoj shumë.
Duhet të shfrytëzojmë atmosferën optimiste që ka skuadra, ndërkohë që kërkojmë hap pas hapi, të afrohemi te suksesi”, tha Vettel.
“Unë jam realist dhe mendoj se Mercedes është favorite për titullin edhe këtë vit. Për sa më përket mua, kam më shumë përvojë dhe mund të përmirësohem krahasuar me vitet që kam kaluar te Red Bull.
Kemi mundësi të shkruajmë një kapitull të artë në historinë e Formula 1 dhe të Aston Martin”, u shpreh Vettel.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...