Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se klinikat interne të cilat kanë shërbyer për trajtimin e pacientëve me COVID-19, i janë kthyer normalitetit.
Sipas tyre, se shpejti ato do t’i kthehen punës normale në hapësirat e tyre.
“Në këto hapësira është bërë pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i air-ndotjes”, është thënë nga SHSKUK.
Njoftimi i plotë:
Klinikat interne që shërbyen për COVID, i kthehen normalitetit
Klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, (Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë, Nefrologjisë dhe Reumatologjisë), pritet që së shpejti t’i kthen punës normale në hapësirat e tyre, pasi që për disa muaj ato hapësira u shfrytëzuan për trajtim të rasteve me COVID-19, e njohur si Njësia COVID/3.
Në këto hapësira është bërë pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i air-ndotjes./arbresh.info/
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...