Lionel Messi ka shprehur gatishmëri të madhe për t’u larguar nga Barcelona dhe kjo nuk është fshehtësi, prandaj e ardhmja e tij është shumë e pasigurt.
Marrëveshja e tanishme e kapitenit mbaron në fund të këtij sezoni, që nënkupton se ai është i lirë të largohet falas nga Camp Nou në qershor.
La Vanguardia ka publikuar detaje të ujdisë së fundit të argjentinasit me Barçën, e cila u nënshkrua më 2017. Messi ka fituar goxha bonuse përveç pagës tejet te majme.
Përveç se është pajtuar për t’ia rritur pagën për rreth 100 milionë euro, Barça pranoi t’ia ofrojë edhe dy bonuse atij në vlerë rreth 78 milionë euro, të cilat do t’ia paguante me dy rata, edhe pse ishin vonuar disa herë.
E para iu pagua në korrik të vitit të kaluar. E dyta pritet të nisë t’i paguhet në fund të sezonit 2020/21 në tetë pjesë në katër vitet e ardhshme, që nënkupton se pjesa e fundit do t’i paguhet atij vetëm në vitin 2025.
Messi dhe përfaqësuesit e tij nuk janë ankuar për vonesën e pagesës. /Gazeta Express/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...