Dy persona janë rrahur mes vete gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se pasditen e së hënës në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Martirët Caka”, dy persona janë rrahur mes vete, transmeton arbresh.info.
Në raport gjithashtu thuhet se, deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin të dyshuarit.
“Rr. Martirët Caka, Gjakovë 11.01.2021-16:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një marrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Siç bën të ditur policia, pasi që i është ofruar trajtimi mjekësor, që të dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia këtë rast e ka cilësuar si “lëndim të rëndë trupor”, përderisa është duke i hetuar të gjitha detajet./Arbresh.info
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...