Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe gazetari Arben Fetoshi që është i angazhuar në Radio Kosovë iu është bashkuar PDK-së.
Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan Arbresh.info.
Hoxhaj ka thënë se shkuarja e tij në PDK tregon se nuk është parti e thjeshtë politike por projekt kombëtar.
“Ardhja e Arbenit nuk është ardhje teknike por besim për PDK-në”, ka thënë ai.
Ndërkaq Arben Fetoshi ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar PDK-së ishte i vështirë, por sipas tij, i drejtë.
Ai tutje ka shtuar se i ka qëllimet e njëjta ashtu siç i ka edhe PDK-ja.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën