Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 646 pacientë nga koronavirusit kurse janë regjistruar 253 raste të reja
Arbresh.info transmeton se brenda një dite, në Kosovë kanë vdekur dy persona me COVID-19
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.140.
Ndërsa, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë./Arbresh.info/
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje
Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e ka...