Declan Rice është njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Angli.
Mesfushori anglez ka disa vite që shkëlqen me fanellën e West Ham United, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Frank Lampard e ka prioritet transferimin e tij te Chelsea, por deri më tani dy klubet nuk kanë arritur marrëveshje.

Për mesfushorin defensivë interesim të madh ka shprehur edhe Manchester United, por duket se Rice nuk preferon kalimin në Old Traford.
E përditshmja angleze Mirror ka raportuar se Rice ka refuzuar një ofertë të lartë nga Djajtë e Kuq.
21-vjeçari nuk mendon për tu transferuar te United, pasi nëse do të largohet nga West Ham do të largohej vetëm për Chelsean.

Rice është i lidhur me Chelsean pasi ka dalë nga akademia e klubit bardhekaltër ndërsa aty luajnë edhe miqtë e tij më të ngushtë si Mason Mount, Tammy Abraham e Fikyao Tomori.
Gjithnjë sipas medieve angleze, pasi Rice ka refuzuar kalimin te United, Chelsea pritet ta ngritë ofertën në 65 milionë euro për ta transferuar atë në Stamford Bridges.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...