Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munchen do të ndeshen në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesligës.
Bayern Munchen hyn në këtë ndeshje pas fitores me përmbysje ndaj Mainz 05, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 5-2 në favor të bavarezëve.
Bayern gjendet në pozitën e parë me gjithsej 33 pikë, ndërsa Monchengladbach qëndron në pozitën e shtatë me 21 pikë.
Për bavarezët pritet të mungojnë Serge Gnabry dhe Kingsley Coman, ndërsa për Monchengladbach do të mungojë Thuram nga suspendimi dhe Lazaro nga lëndimi.
Në pesë ndeshjet e fundit Bayern ka tre fitore dhe dy barazime, ndërsa mysafirët kanë tre barazime, një humbje dhe një fitore.
Borussia Monchengladbach: Sommer, Krammer, Zakaria, Stindl, Lainer, Hoffman, Bensebaini, Ginter, Elvedi, Neuhaus, Embolo.
Bayern Munchen: Neuer, Sule, Pavard, Kimmich, Lewandowski, Sane, Costa, Goretzka, Davies, Muller, Alaba./Telegrafi/
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi