Një person ka vdekur sot në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për portalin arbresh.info se nga vetaksidenti ku ka mbetur i vdekur një person.
“Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëra nga personat e lënduar ka ndërruar jetë” tha ai.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 ndërsa në veturë kanë qenë 4 persona.
Tre personat tjerë janë dërguar në emergjencë në Prizren.
“Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.
Për shkak të kushteve atmosferike policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion./arbresh.info/
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...