Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.452 teste, ndërsa janë regjistruar 622 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup-300, Kumanovë-29, Dibër-10, Shtip-18, Prilep-23, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-19, Manastir-19, Ohër-22, Kavadar-29, Gostivar-7, Gjevgjeli-10, Strumicë-16, Kriva Pallankë-7, Radovish-6, Krushev-1, Koçan-18, Probishtip-4, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Pehçev-2, Berov-19, Vallandov-1, Vinicë-8, Dellçev-6, Kratov-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-7, Resnjë-5 dhe Negotinë-15.
12 persona vdiqën, tre pacientë nga Shkupi (77, 64 dhe 54), një nga Kumanova (64), një nga Dibra (75), një nga Tetova (63), dy pacientë nga Ohri (58 dhe 69), një nga Gostivari (65), një nga Kriva Pallanka (74), një nga Radovishi (68) dhe një pacient nga Negotina (54). Pacientët vdiqën në spital.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 85.328 persona.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...