Juventus ka lajmëruar sot se Juan Cuadrado është testuar pozitiv me koronavirus dhe kështu ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Milanit të mërkurën
Një ditë pasi Alex Sandro u testua pozitiv me Covid-19, Juventus ka bërë teste në tërë skuadrën dhe grupin e afërt me lojtarin.
Cuadrado, i cili është asiptomatik, u testua pozitiv në raundin e fundit të testeve.
“Klubi i futbollit Juventus lajmëron se duke ndjekur protokollin dhe ligjet në fuqi, Cuardrado është testuar pozitiv me Covid-19”, thuhet në deklaratë të klubit.
“Lojtari tashmë është në izolim dhe është asiptomatik”.
Zonja e vjetër kështu ka mbetur pa dy mbrojtës krahu për ndeshjen e së mërkurës që do ta luan kundër liderit të ligës të mërkurën, Milan. /GazetaExpress/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?