Presidenti francez Emmanuel Macron parashikoi rihapjen e restoranteve dhe bareve më 20 janar, por hapja do të shtyhet derisa të njihen pasojat e epidemisë së koronavirusit nga festimet e fund vitit, raporton korrespondenti i MIA-s .
Restorantet nuk do të hapen të mërkurën, 20 janar dhe do të qëndrojnë të mbyllura për disa javë. Sipas informacioneve të publikuara në mediat franceze, ekzekutivi tashmë ka marrë vendim dhe data e rihapjes, e cila ishte caktuar në fund të nëntorit nga Emmanuel Macron, është shtyrë.
Këtë mëngjes, për Radio Europe 1, ministri i angazhuar me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Alan Grize, konfirmoi se duke pasur parasysh zhvillimin e epidemisë, hapja e restoranteve nuk është planifikuar.
Sallat kinemave gjithashtu do të mbeten të mbyllura deri më 7 janar.
Një ngushëllim i vogël për pronarët e restoranteve, qeveria njoftoi se masat e ndihmës do të vazhdohen sipas nevojës.
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2...
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
Qyteti kanadez i Mississauga-s miraton rezolutë mbi gjenocid...
Në kryeqytetin iranian shfaqen fletushka për rekrutimin e lu...
Publikohet sot raporti ‘Kostoja e Politikës në Kosovë’
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell