234 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar 24 orët e fundit në Kosovë.
Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 e deri më tash numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar edhe për vdekjen e katër personave shkak i infektimit me këtë virus.
Ndërkohë që në vend janë 7.986 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1057 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986”, thuhet në njoftimin e sotëm të IKSHPK’së.
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...