Real Madrid thuhet se është afër të transferojë mbrojtësin e Bayern Munchen, David Alaba.
Real Madrid dëshiron të përfundojë nënshkrimin me futbollistin e Bayern Munchen, David Alaba, këtë janar për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi 28 vjeçar përfundon kontratën e tij me ‘Bavarezët’ në qershor 2021 dhe do të arrijë ‘Los Blancos’ me parametra zero, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘Marca’, Alaba do të firmosë kontratë për katër vjet dhe do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. Real Madrid nuk është i vetmi klub që dëshiron mbrojtësin e gjithanshëm i cili ka oferta edhe nga klubet angleze.
Interesimi për Alaba përkon me faktin se Sergio Ramos nuk ka rinovuar konratën ende me ‘Los Blancos’, i cili përfundon kontratën e tij në qershorin e ardhshëm. Edhe pse klubi madrilien thotë se interesimi për Alaba nuk ka të bëjë me rinovimin e Ramos. Real Madrid konsideron se është marrëveshje e mirë.
Alaba mund të luajë si mbrojtës qendror dhe mbrojtës i majtë, kjo është një virtyt që ai e magjeps në Zinedine Zidane sepse ai mund të luaj me Varane dhe Ramos dhe njëkohësisht të jetë zëvendësues i Marcelos në krahun e majtë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...