Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e diplomates nga vendi me mision në OKB, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në banesën e saj në New York.
“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në OKB në New York, mbërriti lajm i trishtueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtare të misionit tonë, një diplomate me karrierë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Me këtë rast, ne dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe të dashurit, dhe në emër të të gjithë kolegëve nga Ministria e Punëve të Jashtme që humbën një mike të ngushtë dhe një përfaqësuese prej kohësh të vlefshëm dhe të përkushtuar të diplomacisë”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Lajmi në Shtetet e Bashkuara u raportua së pari nga “Fox News”, dhe sipas televizionit, bëhet fjalë për vetëvrasjen e një diplomate.
Policia gjeti diplomaten M.V. (39) nga Shkupi me një rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivë. Nuk kishte shenja dhune, thanë nga policia./telegrafi
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...