Homazhi i Cristiano Ronaldos për Diego Armando Maradonën është postimi më i ndjekur (popullarizuar) në Instagram për vitin 2020. Kjo konfirmohet nga “Billboard”. Një nderim i sinqertë për legjendën e futbollit, i cili ka marrë më shumë pëlqime dhe komente në të gjithë botën. Postimi daton në nëntor, kur ish-futbollisti argjentinas u nda nga jeta. Ky dedikim i portugezit regjistroi mbi 19.7 milionë pëlqime. Në të shkruhej: “Unë i them lamtumirë një shoku, ndërsa bota përshëndet një gjeni të përjetshëm. Ai iku shumë shpejt, por askush nuk do ta harrojë kurrë Maradonën”.
Edhe një rekord tjetër për Cristiano Ronaldon, i cili në Instagram mbetet personazhi i famshëm më i ndjekur, me 250 milionë fansa. Në dhjetëshen më të mirë të renditjes së hartuar nga Instagram është edhe një postim tjetër i CR7: fotoja e ditëlindjes së tij pranë djalit Cristiano Junior dhe partneres Georgina Rodriguez. Ky moment renditet në vendin e nëntë të Instagram për vitin 2020, me 14.3 milionë pëlqime.
Në vendin e dytë të postimeve më të pëlqyera në Instagram gjejmë njoftimin për vdekjen e Chadwick Boseman, i cili mbërriti në profilin zyrtar të aktorit të njohur për rolin e Black Panther në filmat Marvel. Ky postim mori 19.1 milionë pëlqime. Në vendin e tretë është sërish Maradona, konkretisht homazhet e Leo Messit, që fituan 16.4 milionë “like”.
Në vendin e pestë, një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e ndjerë, Kobe Bryant, i cili arriti në 15.5 milionë pëlqime. Sidoqoftë, në dhjetë të parët, më e pranishmja është Kylie Jenner: ndikuesja dhe sipërmarrësja, motra e vogël e Kim Kardashian, ka pasur shumë pëlqime me disa postime, përkatësisht në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë.
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...