Komuna e Skenderajt do të shpërblejë me nga 100 euro çdo fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021.
Njoftimin e ka bërë i pari e komunës, Bekim Jashari përmes një shënimi në Facebook.
Jashari thotë se ky është një subvencion simbolik për prindërit të lindurve.
Njoftimi i plotë i Jasharit:
Të dashur qytetarë,
Vitin 2021 po e nisim me një lajm të mrekullueshëm për qytetarët e komunës sonë.
Për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor të komunës sonë, do të ndajmë nga 100 euro, si subvencion simbolik për prindërit.
Aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë.
Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni.
Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë.
Uroj që të kemi sa më shumë lindje e sa më pak vdekje!
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...