SHBA-ja ka regjistruar një shifër rekord të vdekjeve nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3.927 persona, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë, duke e çuar në 342.259 numrin total.
Ndërsa rastet ditore janë 189.671 të infektuar të rinj sipas të dhënave të Johns Hopkins University.
Vaksinimi kundër Covid-19 në SHBA nisi më 14 dhjetor. Një infermiere e kujdesit intensiv në Long Island të Nju Jorkut u bë personi i parë që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në SHBA.
“Vaksina e parë e administruar. Urime SHBA! Urime botë!”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan