“Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedinë familjare të familjes Zuka”, thuhet në një reagim të kryetarit të Vitisë Sokol Haliti.
Haliti ka thënë se shuarja e 4 qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi, brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë.
“Ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët poashtu edhe për Institucionet komunale. Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Kryetari i komunës Sokol Haliti.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...