“As atëherë as tani, nuk kam menduar dhe nuk mendoj se miratimi i Marrëveshjes për Fqinjësisë të Mirë me Bullgarinë është një gabim, përkundrazi, mendoj se është një akt historik arritja e marrëveshja me një fqinj. “Historia e përbashkët” është një formulim serioz për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët”.
Këtë e tha kryeministri Zoran Zaev gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend, në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë dhe dështimin për të marrë datë për nisjen e negociatave me BE-në.
Zaev tha se Bullgaria bëri gabim katastrofik me vendosjen e vetos, duke shtuar se anulimi i marrëveshjes do ta kthente vendin pas.
Ndërsa deputeti i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, tha se nuk është dakord me qëndrimet e Zaevit dhe se marrëveshja me Bullgarinë është gabim i madhe dhe ju mundëson kryeministrave bullgar të bllokojnë Maqedoninë kur të duan./Telegrafi/
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...