Qytetarët duhet ta dinë që nuk do të ketë ndalim të lëvizjes, ata mund të lëvizin lirshëm.
Brenda një familje ata mund të bëjnë ndonjë festë, nëse do të jetë në shtëpinë e tyre, apo madje mund të marrin me qira një vilë ose apartament në qendrat turistike. Familjet do të jenë në gjendje të marrin me qira villa në vendet turistike, derisa nuk janë më shumë se 4 persona, tha Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski për “TV Sitel”.
Sipas tij, nëse gjatë natës së Vitit të Ri merren me qira villa ose apartamente ku do të ketë 15, 20 ose 30 persona si grup, atëherë pronari i objektit që ka dhënë me qira dhe ata që janë të pranishëm në mbrëmje do të mbajnë përgjegjësi.
Ai beson se ky projekt me raportim në numrin e telefonit do të ndihmojë, pasi siç tha ai, deri më tani dhe këto ditë ka pasur thirrje të shumta që kanë rezultuar në parandalimin e ahengjeve të tilla.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan