Gjatë vizitës së tij në zyrat e OVL-UCK-së, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen shumë shpejt, si dhe për koalicionet e mundshme me ndonjë parti politike para apo pas zgjedhjeve.
Limaj, nuk ka përjashtuar mundësinë që NISMA të garojë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët me PDK-në.
“Do të garojmë me një listë të përbashkët me PDK-në, me koalicion të përbashkët. Ne si NISMA jemi të hapur për një koalicion parazgjedhor por ende nuk kemi hapa të mëtutjeshme nga PDK. Tash na mbetet të presim se si do të shkoj ky proces”, ka thënë Limaj./arbresh.info/



Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...