Kryetari i sapozgjedhur i PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti po kontestohet nga anëtarësia e kësaj partie.
Zgjedhja e Pajazitit dje nga kryesia e kësaj dege po konsiderohet se është bërë në kundërshtim me statutin e partisë.
Neni 24 pika 3 e statutit të PDK-së obligon që kryetari i degës të zgjedhet nga Këshilli Drejtues i Degës me votim të fshehtë, përderisa në rastin e zgjedhjes së Pajazitit ka votuar vetëm kryesia dhe jo këshilli.
Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se ka pasur iniciativa brenda degës që votimi për zgjedhjen e kryetarit të bëhet nga këshilli.
“Janë mbledhur 34 nënshkrime që votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës të bëhet nga këshilli, por kjo nuk është përfillur nga disa anëtarë të kryesisë të cilët kanë vendosur që votimi të bëhet vetëm nga kryesia – në kundërshtim me statutin e partisë. Kjo nuk është demokratike pasi që në Këshillin Drejtues ishte planifikuar që të jetë më shumë se një kandidatë”, ka thënë një burim brenda PDK-së.
I njëjti burim ka thënë se Këshilli Drejtues i PDK-së në Gjilan, do të mblidhet javën e ardhshme ku do mund të merret vendim për anulimin e zgjedhjes së kryetarit të Degës, në mënyrë që votimit për kryetarin të bëhet në Këshillë në mënyrë që të ketë më shumë se një kandidatë.
Zgjedhjen e Pajazitit në krye të degës së PDK-së në Gjilan e ka kontestuar edhe ish kryetari i kësaj dege Qemajl Mustafa.
“Ka kohë që dega e PDK në Gjilan është në amulli të plotë për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të kryesisë së saj e cila ishte për kohë të gjatë e përgjysmuar, pa kryetar dhe pa aktivitet. Kjo që ka ndodhë dje me “zgjedhjen” e kryetarit të degës nga kryesia e saj në Gjilan nuk duhet ta befasojë asnjërin nga anëtarët e saj. Kjo është përgatitur gjatë (së paku që nga fillimi i vitit 2012) dhe është provuar të vihet në jetë në zgjedhjet e fundit në parti por atëherë pa sukses”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Mustafa ka vlerësuar se akti në fjalë duhet të merret me ftohtësi dhe me rezervë derisa nuk sqarohen disa nga dilemat që e përcjellin natyrshëm këtë akt.
Sipas tij, prishja në PDK nuk është e datës së re.
“Pra, ka nisur moti, larg para zgjedhjeve të fundit në parti të cilat, kanë qenë kulmim i asaj prishje. Shpresoj shumë që ky akt të jetë momenti i nisjes së debatit për gjetjen e zgjidhjes së duhur në degë dhe në parti. Për shkaqet e ardhjes së degës në këtë gjendje do të flas në ditët në vazhdim dhe ajo që do ta them, shpresoj të jetë kontribut debatit publik rreth gjetjes së rrugëdaljes nga kjo gjendje. Me logjikën me të cilën janë prishur gjërat, nuk duhet pritur ndreqjen e tyre”, ka shkruar Mustafa.
Politikanët norvegjezë: T’i japësh Trumpit medaljen e Çmimit...
Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
Përfundon rinumërimi në Kaçanik – deri në 100 vota dallim pë...
Apple paralajmëron: iPhone-t janë nën sulm nga hakerë “të so...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçari...
Mjekët këshillojnë: Mos i puthni foshnjat pa miratimin e pri...