Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 21 deri më 27 dhjetor 2020, janë bërë gjithsej 13.123 testime për coronavirus, që është rënie prej 15,9% krahasuar me javën e kaluar.
Në raport thuhet se në këtë periudhë janë regjistruar 3.372 raste të reja pozitive në 35 qytete me një rënie prej 26.5% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1,429; 42,4%), me incidencë javore – 231,4/100,000.
Në periudhën raportuese, përqindja e rasteve pozitive të SARS-CoV-2 të testuar ishte 25.7%, një rënie prej 3.6% krahasuar me javën e kaluar.
Ndërsa pas marrjes së 2 testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, 4.500 njerëz janë regjistruar si të shëruar.
Ndërsa 129 pacientë kanë ndërruar jetë, që është për 18.9% më pak se javën paraprake.
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...