Prifti i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji ka qenë i ftuari i fundit i emisionit “Personale” në RTV Dukagjini për vitin 2020.
Don Lush Gjergji ka folur edhe për raportet e Kosovës me shtetin e Vatikanit në aspektin fetarë dhe ato politike.
Ai thotë se Vatikani vetëm formalisht nuk ka njohur shtetin e Kosovës, pasi raportet ekzistojnë.
“Vatikani nuk e ka njohur vetëm formalisht Kosovën si shtet. Vatikani ka dy segmente: Vatikani si seli e Kishës katolike dhe si shtet. Papa Françesku e ka bërë ngritjen e kishës tonë nga Kisha e Kosovës në Kishën Prizren-Prishtinë sikurse janë ipeshkvijtë në të gjithë botën. Prandaj në aspektin fetar ne jemi shumë në rregull. Aspekti shtetërorë është aspekt diplomatik”, tha ish-drejtuesi i Kishës Katolike në Kosovë, përcjell Telegrafi.
Prifti thotë se politika është e ndarë dhe si drejtues fetarë ata nuk mund të ndërhyjnë në çështjen e njohjes nga Vatikani, por thotë se do të ofronte ndihmë nëse do t’iu kërkohej.
“Ne jo vetëm ndaj Vatikanit por edhe ndaj botës ne kemi shumë mangësi. Nëse diplomacia e Kosovës do të bënte punën e saj me siguri se edhe Vatikani do të na kishte njohur. Pa e bë ne pjesën tonë s’kemi të drejtë të presim se bota bënë pjesën e saj. Ne në aspektin fetar jo vetëm që jemi të njohur nga Vatikani por edhe jemi të privilegjuar”.
Lush Gjergji thotë se fati i drejtuesve të Kishës Katolike në Kosovë ka qenë i ndërlidhur me fatin e popullit si gjatë luftës edhe para e pas luftës.
“Neve po na mungon urtia e dialogut dhe bisedimit”, tha ndër të tjera Don Lush Gjergji.
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...