Kina njoftoi sot se ka pezulluar trafikun ajror me Britaninë e Madhe për shkak të variantit të ri të koronavirusit vdekjeprurës (COVID-19.)
“Duke marrë parasysh praktikat e vendeve tjera, Kina ka vendosur të pezullojë fluturimet midis Kinës dhe Britanisë së Madhe për shkak të variantit të ri të virusit”, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin në një konferencë për media në Pekin, sipas të përditshmes “Global Times”.
Më herët këtë javë, Kina pezulloi strukturën e lëshimit të vizave në Londër si një masë kundër COVID-19.
Më shumë se 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato nga Evropa, kanë pezulluar trafikun ajror me Britaninë pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit në këtë vend. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën gjithashtu kufirin e tyre tokësor.
Varianti i ri i COVID-19 raportohet se përhapet 70 për qind më shpejt.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...