Portieri i Arsenalit, Alex Runarsson është detyruar të fshijë llogarinë e tij në Twitter, pas fyerjeve që pranoi nga tifozët e The Gunners në eliminimin që pësuan nga Manchester City në EFL Cup.
Gardiani i talentuar ishte përzgjedhur nga Mikel Arteta që të ishte në portë ndaj Citizens, mirëop bëri disa gabime në takimin që përfundoi 4-1.
Alexandre Lacazette i barazoi shifrat në 1-1, por që Runarsson gaboi në golin e parë të realizuar nga Citizens, me anë të Gabriel Jesusit.
Më pas, 25-vjeçari gaboi edhe në goditjen e dobët të Riyad Mahrezit, duke lënë topin që t’i rrëshqiste nga duart për rezultatin 2-1.
Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola e fitoi duelin 4-1, e pas ndeshjes pasuan edhe fyerjet ndaj portierit nga tifozët e Arsenalit.
Runarsson ishte i detyruar që të deaktivizonte llogarinë në Twitter, pasi tifozët e Topçinjve nuk ndaluan me fyerje ndaj pritjeve të tij.
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...
Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon s...