Ata janë dyshja më e pëlqyer në hip-hop e po ashtu edhe në showbizin shqiptar.
Fjala është për reperët Ghetto Geasy dhe Majk, krijimet e të cilëve shndërrohen gjithnjë në hite.
Të njëjtit së fundmi kanë paralajmëruar fansat e tyre për projektin e radhës të përbashkët, i cili do të plasohet nesër (e martë).

Artistët gjithashtu treguan se ky do jetë pjesë e albumit të tyre të radhës të quajtur, “Vaksina”.
“E martë, ora 19:00 / GeasyMajk – Hajde te Baba – Albumi: Vaksina”, ka shkruar Majk në postimin e ndarë me ndjekësit.
Të njëjtin postim e ka ndarë edhe Getoar Selimi (emri i vërtetë i Ghetto Geasy) në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Reagimet ndërkaq nuk munguan as nga fansat e dyshes, të cilët mezi po presin për prurjen e re të tyre.
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...