“Austria është shumë e zhgënjyer që nuk u arrit asnjë marrëveshje për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, sepse pozicioni ynë është që çështjet bilaterale dhe historike të lihen jashtë procesit të negociatave. Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të filluar negociatat dhe mendoj se do të ishte e drejtë të ndodhin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri federal për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Aleksander Shallenberg, pas një takimi në Vjenë, me ministrin e Punëve të Jashtëm, Bujar Osmani.
Ai shtoi se janë shumë të zhgënjyer që nuk arritën marrëveshje për të filluar negociatat deri në fund të këtij viti me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Nga këndvështrimi ynë, nga këndvështrimi im, nevojitej ta bëjmë atë. Për të qenë i qartë, qëndrimi ynë është që çështjet bilaterale dhe historike duhet të qëndrojnë jashtë procesit të negociatave. Ju keni thënë mirë që procesi i zgjerimit të BE-së është proces i evropianizimit, jo i bilateralizimit, dhe kështu duhet të jetë. Ky ishte qëndrimi ynë mbi çështjen e emrit me Greqinë derisa ishte në rendin e ditës”, tha Shallenberg.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është vend model për sa i përket procesit të negociatave të pranimit. Sipas tij, RMV ka bërë bërë mirë, duke shtuar se për këtë arsye ishte i mendimit se do të ishte e drejtë të hapnin negociatat me BE sa më shpejt të ishte e mundur.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA