Pasi siguroi sërish kalimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, Atalanta ka rikthyer vëmendjen në kampionat, ku për një javë është përballur me Fiorentinēn, Juventusin e Romën, dhe ia ka dalë të marrë 7 pikë, duke u rikthyer të shfaqet ajo skuadra e frikshme në fushën e lojës.
Kështu pas një pjese të parë të humbur me rezultatin minimal 1-0, zikaltrit e Gasperinit reaguan në mënyrë fantastike dhe shënuan plot 4 herë në portën e Romë, duke marrë një fitore bindëse, por në fund trajneri i Atalantës reagoi ashpër për pyetjet që iu bënë rreth kapitenit Papu Gomez, i mbetur sërish jashtë skuadre dje.
“Kur nervozohet trajneri është diçka, por kur nervozohet presidenti është krejt tjetër gjë. Çështjen Gomez unë e kam sqaruar dhe tani ajo i përket vetëm klubit, ndaj mos më pyesni më për të. Në 10 ditët e fundit kemi barazuar me Juven dhe kemi fituar ndaj Ajaxit, Fiorentinës e Romës, por ju tregoni mungesë respekti, pasi nuk merreni me rezultatet e punës tonë, por pyesni vetëm për Gomez”, u shpreh Gasperini.
Më pas tekniku i Atalantës foli me superlativa për sllovenin Josip Iliçiç, ukrainasin Malinovski e rusin Miranchuk, ndërs pranoi se ndihet borxhli me sulmuesin Muriel, që ka merituar të luajë mē shpesh nga minuta e parë.
“Iliçiç po rikuperohet gradualisht dhe është shumë i rëndësishëm për ne, pasi me të në fushë bëjmë një tjetër hap kualitativ. Më pëlqen edhe përshtatja e Malinovskit dhe Miranchuk, të cilët po gjejnë vendin e tyre në fushë dhe po na ndihmojnë shumë. Sa i përket Muriel, mendoj se jam borxhli ndaj tij, pasi ka merituar të luajë më shumë si titullar. Në stërvitje bën gjëra të mëdha dhe sa herë vjen në fushë, shënon gola me peshë”, tha trajneri i Atalantës.
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...
Hekuran Gashi nga LVV u drejtohet mërgimtarëve: Ju jeni ura ...
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...