Shumica dërrmuese e gjermanëve planifikojnë t’u përmbahen masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, sipas një sondazhi të YouGov, me kërkesë të DPA.
Nga 2 042 njerëz të anketuar, 83% thanë se do të respektonin rregullat.
Vetëm një në 10 planifikon të shmanget nga rregullat, ndërsa shtatë përqind nuk dhanë përgjigje.
Përgjigjet treguan se gatishmëria për t’iu përmbajtur kufizimeve rritej me moshën.
Në grupin e moshës 18-24, 72% thanë se do ta bënin, ndërsa midis moshës mbi 55 vjeç ishte 91%.
Gjermania miratoi mbyllje dhe kufizime gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin nga e mërkura, duke forcuar një bllokim të pjesshëm të filluar në fillim të nëntorit, që nuk arriti të përmbysë trendin në rritje të vendit në infeksionet./ATSh/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...